21-vjeçarja nga Gostivari denoncon: Ish i dashuri më shantazhon me fotografi

Një 21-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar një mashkull, me të cilin ajo më parë kishte qenë në lidhje dashurie, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Në denoncimin e saj ajo ka thënë se ish i dashuri e shantazhon tashmë për një kohë të gjatë, duke i kërkuar para, sepse përndryshe në rrjete sociale do të publikoj foto të saj.

Denoncimi është bërë dje në orën 14 e 10 minuta, ndërsa nga SPB Tetovë thonë se çështja po zbardhet.