2022-shi na gjeti me rroga të Afrikës e çmime më të larta se në Evropë

Muhamer Pajaziti

2022-shi na gjeti me rroga të Afrikës e çmime më të larta se në Evropë;

– me një pandemi që e ka ndërmend t’i shkoj deri në fund alafabetit grek;

– me fatura të larta të energjisë që të zënë frymën;

– me drejtësi të kalbur që liron krye-kriminelë, e dergjë njerëz të pafajshëm;

– me një opozitë që lëngon, e një parti pushteti që do t’ia kaloj edhe Titos;

– me shërbime katastrofale në të gjitha fushat;

– me të rinjë që presin vizat dhe bëhen gati për McDonald’s e punë tjera;

– Lista e këtyre deformiteteve është e gjatë, por një e kemi të sigurt, po mbetemi pa rini e pa shpresë…