20 persona me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 20 raste me Covid-19.

Sipas kësaj klinike, gjendja e 14 pacientëve me koronavirus është stabile, 5 raste në gjendje të rëndë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Poashtu bëhet e ditur se në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast tjetër në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, transmeton Klan Kosova.