20 centimetra borë në Kodër të Diellit

Rreshje të shiut me intensitet të dobët në mëngjesin e sotëm ka në pjesët perëndimore dhe jugore të shtetit. Fryn erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor përgjatë Vardarit. Në zonat malore ka reshje të dëborës.

Për sot sinoptikët paralajmërojnë reshje më të rrëmbyeshme të shiut në pjesët perëndimore dhe jugore të cilat gjatë ditës do të zhvendosen në drejtim të juglindjes. Pasdite reshjet do të pushojnë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë maksimale deri nëntë gradë Celsius.

Më shumë dëborë, sipas informacioneve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, ka në Kodër të Diellit – 20 centimetra, ndërsa në Mavrovë shtresa e dëborës është gjashtë centimetra.

Më më shumë shi gjatë 24 orëve të fundit ka rënë në Krushevë, ndërsa më ftohtë në mëngjesin e sotëm është në Mavrovë ku janë matur -1 gradë. Në qytete e tjera temperaturat minimale janë nën zero./GazetaExpress/