190 raste të reja të koronavirusit në Malajzi, të infektuarit ishin pjesë e një riti fetar në xhami

Malajzia raportoi 190 raste të reja të koronavirusit të dielën, shumica prej tyre të ndërlidhura me një ngjarje fetare në një xhami ku morën pjesë 16,000 njerëz nga më shumë vende.

Rastet e reja të raportuara sjellin numrin e përgjithshëm të të prekurve në këtë vend në 428, tha ministria e shëndetësisë, duke e bërë kështu Malajzinë si vendi më i prekur nga koronavirusi në Azinë Juglindore.

Sipas ministrisë së shëndetësisë së Malajzisë të gjithë pjesëmarrësit e ngjarjeve dhe kontaktet e tyre të ngushta do të vendosen nën karantinë për 14 ditë.

Rreth 14.500 malajzianë dhe 1.500 të huaj morën pjesë në tubimin fetar në një xhami afër Kuala Lumpur, raportojnë autoritetet shëndetësore të Malajzisë.