18 migrantë nga Banglladeshi në një kamion në rrugën Negotinë-Gradsko

Tetëmbëdhjetë migrantë nga Banglladeshi i gjetën mbrëmë në një kamion në rrugën Negotinë-Gradsko, njoftoi sot Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB-Veles.

“Rreth orës 14:30 në rrugën Negotinë-Gradsko, në afërsi të lokalitetit Stobi, gjatë një kontrolli ndaj kamionit me targa të Shkupit, drejtuar nga V.T. 33 vjeç nga Shkupi, zyrtarët policorë kanë gjetur 18 migrantë nga Banglaldeshi. Vozitsi është privuar nga liria dhe dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejme”, deklaroi Dodevski.

Në vendngjarje është kryer hetim nga ana e ekipit policorë të Negotinës. Është njoftuar edhe prokurori publik. Ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën transitore “Vinojug”, Gjevgjeli.