18 makina dhe 61 zjarrfikës kanë shuar zjarrin në “Global”

Zjarrfikësit gati pesë orë kanë luftuar për të shuar zjarrin në “Global” të Strumicës që ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në orën 23:12. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 61 zjarrfikës dhe 18 makina. Zjarri është shuar në orën 3:50 ndërsa kanë marrë pjesë zjarrfikës edhe nga Radovishi, Kavadari, Shtipi dhe Vallandova.

“Është djegur një e treta e Tregut, më shumë shitore në katin e parë dhe në përdhes si dhe një pjesë e katit të dytë. Gjatë shuarje është lënduar një zjarrfikës i cili ka thithur monoksid karboni dhe është dërguar në spitalin në Strumicë ku pas ndihmës së ofruar është lëshuar për kurim shtëpiak”, ka deklaruar Aleksandar Gudev, komandat i Njësisë së Zjarrfikësve të Strumicës, përcjell SHENJA.