139 shkelje në rajonin e Pollogut për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë për periudhën (28.07./29.07) për mos mbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej ndaj 139 personave u janë përgatitur urdhra për kundërvajtje. Gjatë kësaj periudhe, për 49 persona janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kontrolluar 715 persona me vendime të këtilla, kështu që nuk janë konstatuar parregullsi në përputhje me vendimet.