Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 700 testime për koronavirus dhe prej tyre 83 kanë rezultuar pozitivë. Ky është numri më i ulët i të prekurve që nga muaji korrik i këtij viti. Në 24 orët e fundit 11 pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej 419 persona brenda 24 orëve të fundit.
Deri më tani në vendin tonë janë kryer 394 329 testime për Kovid, ndërsa numri i të prekurve është 81 804, dhe rastet aktive pas dy muaj bien nën 20 mijë, ekzaktësisht sot raste aktive kemi 19 698.
Lajme 11 viktima dhe 83 raste të reja me virus në vend




