​Thaçi tregon nëse është intervistuar nga Gjykata Speciale

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur sot rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai gjatë një konference ka deklaruar se nuk është intervistuar nga Specialja.

“Nuk jam intervistuar as në Prishtinë”, është shprehur ai.

Thaçi ka folur edhe rreth asaj nëse ekziston një draft-marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë e theksova edhe më herët se takimi i Uashingtonit e ka rëndësinë e tij, ka qenë takim i vullnetit të mirë, pa substancë, por vullnet për të ardhmen”, tha ai.