​Kosovë, gjenden dy persona të vdekur

Një femër dhe një mashkull janë gjetur dje pa shenja jete në fshatin Vitomiricë të Pejës, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin.

Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.