​Konfirmohen 16 raste të reja nga koronavirusi në Itali

Qytetarëve në disa qytete të Lombardisë u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet me persona të tjerë.

“Italia është gati. Kishim përgatitur një plan, sepse ishte e qartë çfarë mund të ndodhte. Tani është çështje e zbatimit të planit. Ky plan shfaq vendime të menjëhershme për zonat e shpërthimit, për të limituar përhapjen e virusit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza./ATSH/