​‘Hedhja e bombës atomike në Rusi do të ishte më efektive’

​‘Hedhja e bombës atomike në Rusi do të ishte më efektive’

Deputetja e Partisë Rada në Ukrainë, Nikita Poturayev thotë se i vjen keq që Ukraina nuk mund të hedhë një bombë atomike mbi Rusinë.

Ajo gjatë një emisioni televiziv “Ukrinform” për Donbas dhe Krime, tha se Moska po udhëheq një “luftë radio-elektronike” kundër raportimit të Kievit.

“Ne nuk kemi ende një bombë atomike për ta hedhur në Moskë, dhe kjo është mënyra më efektive për të zgjidhur problemin një herë e përgjithmonë,” tha ajo.

Ukraina dhe Rusia kanë prishur raportet pasi Moska zyrtare aneksoi rajonin e Krimesë.