​20.000 viktima nga koronavirusi në SHBA

Për më tepër, 20.486 njerëz vdiqën nga virusi, transmeton agjencia e lajmeve Reuters, sipas së cilës as shteti amerikan dhe as shërbimet shëndetësore territoriale nuk kanë konfirmuar të dhënat e sotme nga qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Numri i të infektuarve dhe të vdekurve është më i lartë, sipas Worldometers, i cili thotë se 550.655 njerëz u sëmurën në SHBA, ndërsa 21.667 vdiqën.

Shtetet e Bashkuara prinë në botë me numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Vetëm në shtetin Ilinois sot janë konfirmuar 43 vdekje dhe 1.672 raste të reja brenda 24 orëve, duke ngritur numrin në total prej 20 mijë e 852, transmeton Chicago Tribune.