Zyrtare, shkarkohet Valverde, drejtimin e Barçës e merr Quique Setien!

Tashmë është zyrtare. Barcelona ka vendosur të shkarkojë Ernesto Valverden për t’i dhënë një tjetër kuptim këtij sezoni. Rezultatet e fundit në kampionat por edhe eliminimi në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid kanë detyruar presidentin Josep Maria Bartomeu të shkëpusë marrëdhëniet me Ernesto Valverden. Në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, Barça bëri të ditur me një komunikatë në faqen zyrtare shkarkimin e 55-vjeçarit, ku e falenderon për punën e bërë dhe i uron suksese në të ardhmen. Ernesto Valverde u ul në stolin e Barcelonës pas largimit të Luis Enriques në verën e vitit 2017-të dhe në këto 2 vite e gjysmë arriti të fitonte 2 tituj kampion në Spanjë, 1 Kupë Mbreti dhe 1 Superkupë Spanje ndërkohë që në Champions u eliminua në mënyrë të turpshme me përmbysje një herë nga Roma dhe një herë nga Liverpooli. Pas refuzimeve që mori nga Ronald Koeman dhe Xavi Hernandez, Barcelona ka gjetur menjëherë pasuesin e Valverdes dhe ai është Quique Setien, ish-trajneri i Las Palmas dhe Real Betis, ka firmosur për 2 vite e gjysmë deri në qershor të 2022-it dhe do të prezantohet zyrtarisht këtë të martë.

Loading...