Pamjet pas meçit, shikojeni çfarë ndodhi me Joshuan pas fitores ndaj Ruiz Jr

Anthony Joshua riktheu brezat e kampionit pas fitores ndaj Andy Ruiz Jr.

Anthony Joshua riktheu statusin e kampionit në boks pas fitores me vendim unanim ndaj Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite.

Boksieri britanik iu hakmor meksikanit për humbjen nga ballafaqimi i tyre i parë në New York në qershor.

“Sky Sports News” përcolli Joshuan në momentet e para pas fitores ndaj Ruiz Jr, transmeton lajmi.net.

Atij iu nevojit kohë e gjatë për të mbërritur deri në zhveshtoren e tij për shkak të numrit të madh të personave që po e prisnin për t’ia uruar fitoren.

Këto janë pamjet e publikuara nga “Sky Sports Nes”.