Dendias pas mëngjesit të punës në Bruksel: Besoj se sot kemi arritur diçka

Përmirësimi i metodologjisë së zgjerimit dhe nevoja që të ruhet perspektiva evropiane e vendeve të rajonit, sipas shefit të diplomacisë greke Nikos Dendias, kanë qenë në fokus së bisedimeve të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Unionit dhe të Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë në mëngjesin e sotëm të punës të organizuar nga Greqia.

Dendias, pas takimit joformal vlerësoi se mëngjesi i punës ka kaluar me sukses, shfaqi bindje se në një shkallë të caktuar diçka është arritur dhe theksoi se nismës greke pozitivisht i janë përgjigjur mbi 20 ministra evropianë të punëve të jashtme, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Mundësia e parë e dobishme, pas Këshillit Evropian në tetor, të shkëmbejmë mendime për atë si mundemi të shkojmë përpara në periudhën e ardhshme. Ishte dorëzuar kërkesë për përmirësim të metodologjisë për zgjerim dhe për nevojën që të mbahet në fokus perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera të rajonit, gjithsesi gjithmonë në kuadër të harmonizimit me legjislacionin evropian. Besoj se në një masë të caktuar, diçka arritëm sot. Diskutim të frytshëm dhe thelbësor dhe një hap përpara. Do të vazhdojmë të punojmë për një zgjidhje pozitive, eventualisht marsin e ardhshëm, drejt drejtimit të dëshiruar”, tha Dendias.
Shefi i diplomacisë greke shtoi se Greqia është vendi më i vjetër i BE-së në rajon, se është faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit dhe “do të vazhdojë të ndërmarrë nisma të qarta në këtë drejtim”.

Gjatë mëngjesit të punës, nga MPJ-ja greke përmes Tuiterit zyrtar porositën se “Greqia aktivisht e mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ndërsa Dendiasi, gjithashtu në Tuiter, ka publikuar fotografi nga bisedimet, ka shkruar se Greqia është protagoniste në perspektivën evropiane të rajonit.

Loading...