Ziadin Sela: BDI i ka lënë në harresë ish ushtarët e UÇK-së

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela mbrëmë ka vijuar takimet me qytetarët e Tetovës duke bashkëbiseduar për aktualitetet politike por edhe për ofertën zgjedhore të ASH për zgjedhjet e 12 Prillit.

Ai ka folur edhe për statusin e pazgjidhur të ish ushtareve të UÇK-së të cilët sipas tij janë kontribuuesit më të mëdhenjtë të Marrëveshjes së Ohrit, ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut ne NATO.

Ziadin Sela tha se me që Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Preambulës, dhe Marrëveshja e Ohrit pjesë e Kushtetutës, është e pamundur që më meritorët e këtyre ndryshimeve siç janë ushtarët e UÇK-së, të kenë një status të pazgjidhur ligjor.

Ai shtoi se udhëheqësia e BDI dhe shumë funksionarë e kanë shfrytëzuar sakrificën dhe mundin e tyre, duke u pasuruar pa fund, dhe duke i lënë ushtarët e UCK-së dhe familjet e tyre të varfura, të cilët për çdo ditë migrojnë në perëndim.

Ai tha se BDI ka patur përgjegjësin politike që ta zgjedh statusin e ish ushtarëve te UÇK ashtu si subjektet maqedonase që kanë qenë në pushtet që kanë zgjedhur fatin e branitelave. “Falë BDI-së branitellat dhe fëmijët e tyre , i gëzojnë të gjitha ndihmat e shtetit ndihma sociale madje edhe shkollim falas në universitet shqiptare ndërsa fëmijët e ushtarëve të UÇK duke pritur sot janë bërë burra dhe jo që nuk janë shkolluat falas, ata dhe prindërit e tyre nuk e kanë një vend pune”, theksoi Sela.

Sipas tij, kjo kategori e popullatës sonë nëpërmjet MO është tani më kategori kushtetuese dhe meriton trajtim special, sepse Marrëveshja e Ohrit me gjitha defektet qe i ka, i ka ndihmuar vendit që të orientohet dhe te integrohet në NATO dhe BE, sepse gjithmonë është kërkuar nga faktori ndërkombëtar zbatimi sa më i shpejtë i MO. Ai përmendi edhe aneksin C te MO që sot është pjese e Kushtetutës qe ka të bëje me mirëbesimin dhe pajtimin mes komuniteteve si dhe risocializimin e gjithë atyre qe janë përfshi në konfliktin e 2001, ai tha se kjo çështje do jete ndër prioritet tona edhe pse për këtë është përgjegjëse BDI.