Zaev: Nuk po e fshijmë historinë, presim hapërim në raportet me Bullgarinë pas zgjedhjeve

A do të paguaj çmim shumë të lartë Maqedonia në përpjekjet për arritje të marrëveshjes me Bullgarinë? Edhe përkundër reagimeve të shumta në opinion pas paralajmërimeve se do të fshihet fjala – bullgar- para okupator fashist nga përmendoret dhe tekstet shkollore, kryeministri Zaev mbetet në qëndrimin se me këtë nuk ndryshohet historia. Sipas tij, pushteti i atëhershëm bullgar ka sjellë vendim që t’i bashkëngjitet paktit të vendeve fashiste, ndërsa për këtë nuk duhet të akuzohen gjeneratat tjera.

“Historia thotë, Bullgaria atëherë, qeveria monarkë – fashiste, ka sjellë vendim që t’i bashkëngjitet paktit të vendeve fashiste. Republika e Maqedonisë në atë kohë, populli maqedonas dhe gjithë qytetarët që kanë jetuar, kanë sjellë vendim që t’i bashkëngjitet luftës antifashiste dhe këtu nuk ka dilema. Askush nuk prek historinë”, tha Zaev.

Ai pajtohet me deklaratën e zv.kryeministrit për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, i cili tha se me bllokadën e rrugës tonë drejt BE-së, Bullgaria e ka shkelur Marrëveshjen.

“Dhe është shkelur, për shkak se Neni 2 i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim thotë se Republika e Bullgarisë do ta mbështesë Republikën e Maqedonisë, ashtu qëndron edhe në Marrëveshje, në proceset e saja për integrim në NATO dhe BE. Dhe është shkelur, ajo na bllokoi. Ashtu është. Tani ne mund të jetojmë edhe 27 vjet me bllokadë siç ishte me Greqinë. Pse jo! Kjo varet nga ajo se si do të vendosim ne të gjithë, ose siç na thotë populli ynë, së paku sipas hulumtimeve, politika të mençura”, shtoi Zaev.

Zaev pret hapërim në raportet me Bullgarinë pas zgjedhjeve që do të mbahen në nëntor. Atëherë do të ulet dhe do të zgjidhen çështjet, ndërsa nëse do të shtrëngojmë dhëmbët dhe të jemi evropian pa ndryshuar asgjë nga historia jonë varet nga ne, tha ai./TV21