Viti 1992, kur 28 Nëntori në Shkup festohej ende ilegalisht

Vajza në foto është nga ato vajza e djem të rinj që moti kohë janë përpjekur të kontribuojnë e të bëjnë dicka të mirë për këtë komb e këtë flamur. Por, është prej atyre që e kanë bërë me zemër e shpirt, jo me kalkulime e për pompozitet medial.

Është viti 1992,kur shqiptarët në Maqedoni, të shtypur e të diskriminuar pas një periudhe të gjatë të komunizmit, po bënin hapat e parë për ta gëzuar atë që u ka takuar por mohuar pamëshirshëm.

Është motra ime në foto, nuk e pyeta a ta postoj, se e di nuk do më lejonte.

Fotoja është shkrepur gjatë manifestimit të 28 Nëntorit, në Shkup, v.1992 si pjesë e e ilegales gjatë lëvizjes në UNIKOMB. Edhe unë kam pasë aty një kontribut e angazhim të vockël si e re që kam qenë!

PS. Kjo sa për t’u treguar disave se dashuria për flamur e komb nuk fillon as mbaron me to! (Nafie Selmani).