Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zëvendëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Shqipëria ka arritur ta marrë pozitën e dytë më të rëndësishme brenda Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në postin e zëvendëspresidentes është zgjedhur Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Jam krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia. Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare”.

“Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”.