Produkte të Aptamilit janë tërhequr sërish nga tregu pasi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar një njoftim lidhur me praninë e toksinës cereulide në formulë (qumësht) për foshnje të prodhuar nga kompania Nutricia Cuijk B.V., Holandë.
Për këtë arsye, autoritetet kanë ndërmarrë masën e tërheqjes parandaluese nga tregu të produkteve. Nga kontrollet e kryera nga inspektorët është konstatuar se produktet nuk ndodhen në shitje në treg, por janë të bllokuara në depo. Produktet aktualisht janë në procedurë të asgjësimit, në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
“Njoftimi është shpërndarë nga autoritetet kompetente të Bashkimit Evropian përmes sistemit RASFF për të gjitha vendet në të cilat produkti është distribuuar, përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Bazuar në rezultatet e analizave laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente në Bashkimin Evropian, është konstatuar se disa lote të formulës për foshnje të markës APTAMIL tejkalojnë kufijtë e lejuar të toksinës cereulide për këtë kategori ushqimore. Për këtë arsye është ndërmarrë masa e tërheqjes parandaluese nga tregu për produktet përkatëse”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
AUV-i ka identifikuar se në tregun e Kosovës janë importuar sasi shumë të kufizuara të produkteve të përfshira në këtë njoftim.
“Produktet janë importuar më datë 19.01.2026 nga një operator ekonomik i autorizuar dhe janë evidentuar përmes dokumentacionit përkatës dhe kontrolleve zyrtare në pikën kufitare”, thuhet në njoftim.
Produktet e identifikuara janë si në vijim:
APTAMIL 1 – 830 g
Lot: 111488577 – Data e skadimit: 01.09.2026
Lot: 111516238 – Data e skadimit: 17.11.2026
Sasia e identifikuar: rreth 5 paketime (3.94 kg bruto)
APTAMIL 2 – 830 g
Lot: 111463178 – Data e skadimit: 04.07.2026
Lot: 111475576 – Data e skadimit: 30.07.2026
Sasia e identifikuar: rreth 9–10 paketime (7.89 kg bruto)



