Të shtëna në Bit Pazar, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mbreme afer Bit Pazarit, njofton policia e Shkupit. Sipas MPB, rasti ka ndodhur në një lokal afer Bit Bazarit, kur personit A.Xh. (48) i janë afruar dy persona që i ka njohur, kurse njëri ka nxjerrë revolen dhe e ka plagosur.

Ai është transferuar në Spitalin e Qytetit “Naum Ohridski” ku i është ofruar ndihmë mjekësore, kurse policia po punon për ndriçimin e rastit.