Sulmohet fizikisht drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës nga sigurimi i spitalit

Drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës Artan Etemi gjatë ditës së sotme është sulmuar fizikisht nga një i punësuar, gjegjësisht i punësuar si sigurim në spitalin e Tetovës. TV 21 mëson se drejtori ekonomik Artan Etemi para se të sulmohet ka dal nga zyrja e spitalit ku pastaj në shkallët e objektit fillimisht ka qenë i sulmuar verbalisht nga personi N.S e pastaj i njëjti e ka sulmuar edhe fizikisht. Nga SPB Tetovë për TV21 e konfirmuan rastin duke shtuar se po punohet në zbardhjen e rastit.