Të nderuar Likovas,
Pas postimit të fotografive të stadiumit Sabri Saliji & Arif Alili, stadiumit ku gjeneratat e tona kanë dhënë djersën e tyre që të gjithë ata që i kanë shikuar të kënaqen, duke e pa situatën e tanishme se si është stadiumi një grup iniciatorësh kanë marrë vendim që ta përpunojnë një projekt për këtë stadion i cili është kështu si në fotografi dhe që do ti plotësoje të gjitha standardet e një stadioni profesional.
Kjo iniciativë ishte kërkesë e vendasve tonë që jetojnë në Evropë, gjegjësishtë në Gjermani, Zvicërr, Austri, Slloveni dhe në vendet e tjera evropjane të cilët do pyesim tani më hapur:
“A jeni gati që këtë stadion ta bëjmë kështu si duket në projekt !?”
Nëse po, ju lutem të jeni të drejtëpërdrejtë dhe të saktë ashtu siç keni qenë gjithmonë. Grupi inicues nëse ju jepni leje që të ecim përpara do ti bëjë të gjitha llogaritjet se sa do të kushtojë prsh. tribuna, përpunimi i stadionit, bankinat, rrethoja, shtëpia ku qëndrojnë ekipet e kështu me rradhë, madje do ti postojmë me ÇMIMET REALE, ku do ti pyesim kompanit se sa kushton çdo lloj investimi këtu.
Vendi jonë e meriton të përfaqësohet denjësisht me lojtarë të rinjë, me rininë tonë pasi i kemi kapacitetet dhe këto kapacitete do ti shfaqim në fushë atje ku të gjithë bëhemi si gjithmon bashkë për triumfet e reja !
Likova gjithmon ka ditë të ndërtojë dhe këtë stadion jemi të sigurtë se do ta bëjmë realitet.
“Faleminderit përzemërsishtë, kërkojmë nga të gjithë ju ta bëni SHARE postimin që ta shofin të gjithë gurbetçarët tanë dhe Likovasit ku do që gjenden”, thonë nga këshilli iniciativ.