Sofja zyrtare reagon pas vendimit për anulimin e emrit të klubit bullgar “Vanço Mihajllov”

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve qeveritare të Maqedonisë së Veriut për anulimin dhe shlyerjen e emrit të klubit bullgar “Vanco Mihajllov” nga regjistri qendror.

“Ministria e Punëve të Jashtme i ndjek me shqetësim në rritje zhvillimet në Maqedoni lidhur me përpjekjet për të kufizuar të drejtën e asociimit të bullgarëve në vend”, thuhet në reagimin e MPJ bullgare lidhur me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për anulimin e emrit të klubit bullgar që gjendet në Manastir.

Kështu ka komentuar MPJ-ja bullgare vendimin e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë për të dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit të klubit bullgar Vanço Mihailov në Manastir për shkak se është i lidhur me fashizmin dhe është provokues, raporton BGNES.

Ky reagim vjen pasi një komision qeveritar deklaroi dje kundër një klubi me emrin e bashkëpunëtorit fashist sepse ofendon ndjenjat e maqedonasve. (INA)