Sela uron Presidentin Biden dhe Zëvendës-Presidenten Harris

Pas inaugurimit të 46 presidencial në SHBA, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar Presidentin Biden dhe nën-Presidenten Harris përmes rrjetit social Twitter.

Sela shkruan “Urime të ngrohta Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës-Presidentes Kamala Harris. Ky është një kapitull i ri në marrëdhëniet e rajonit tonë me SHBA-të. Mezi pres të punoj me këtë administratë për të forcuar lidhjet midis vendeve dhe popujve tona, në një frymë bashkëpunimi dhe solidariteti.”