Ronaldo hesht të gjithë zërat për largimin nga Juve: Të shkojmë për një tjetër Scudetto

Zëra të shumtë insistonin se Cristiano Ronaldo mund t’i jap fund aventurës së tij me Juventus pas triumfit në Serie A.

Megjithatë, ylli portugez nuk po mendon të ndërrojë ambient dhe tashmë po përgatitet për një tjetër kampanjë.

CR7 ka publikuar një fotografi në ‘Instagram’, ku ka lënë një mbishkrim që zbulon shumë gjëra.

“I lumtur që kam fituar dy nga nëntë titujt e fundit të Juventus në Serie A. Duket e lehtë, por nuk është. Vit pas viti me talent, dedikim dhe punë të madhe, ju mund t’i arrini synimet tuaja dhe të jeni më të mirë sesa më herët. Të shkojmë për të tretin”, ka thënë CR7, transmeton lajmi.net.

Juventus e mbylli sezonin me vetëm një pikë më shumë sesa Inter, pikë kjo që në fund pati peshën e trofeut.