Rexhepi: Terrorizmi pjellë e imagjinatës së MPB-së për t’i etiketuar shqiptarët!

Terrorizmi është pjellë e imagjinatës së MPB-së për t’i etiketuar shqiptarët, kështu ka deklaruar deputeti i AAA-së Skender Rexhepi-Zejd në emsionin Click plus.

“Kam bindje se këto janë pjellë e imagjinatës që në mënyrë të vazhdueshme bën MPB vetëm për t’i paraqitur shqiptarët të dhunëshëm dhe për të viktimizuar Maqedoninë në luftën kundër terrorit në nivel global”, tha Zejd Rexhepi.

Nga ana tjetër ka reaguar analisti Sefer Selimi i cili rikujton se sa shtetas të Maqedonisë luftuan në Lindje.

“Nga Maqedonia janë larguar mbi 154 ushtarë të huaj meshkuj, të cilët kanë marrë pjesë në luftërat në Irak dhe Siri”, deklaroi Selimi./TV21