Qytetarët këtë vit nuk do shkojnë për pushime jashtë vendit

Interesimi i qytetarëve për pushime verore ka rënë për 90% në krahasim me vitin e kaluar. Nga Shoqatat e agjencive turistike kanë frikë se veprimtaria e tyre gjendet para kolapsit. Punonjësit turistik thonë se kërkesa të pakta ka për Ohër, Dojran dhe Prespë. Lidhur me ofertat, agjencitë turistike përveç kapaciteteve vendore ofrojnë destinacione edhe për Shqipëri, Turqi dhe Egjipt. Por deri tani thuajse nuk ka të interesuar. Gjithashtu nga agjencitë turistike akuzojnë për konkurrencë jolojale dhe thyerjen e rregullave themelore etike të punës.

Kemi problem të madh në kuptim të shitjes së aranzhmaneve. Ndonjë hotel na dërgon çmim të caktuar dhe ne atë çmim ua themi klientëve, më pas klientët paraqiten në hotel dhe hoteli u bën lirim shtesë. Këtu kemi probleme me konkurrencën jolojale dhe me çmimet. Çmimet në Shqipëri për shembull gjithmonë kanë qenë më të lira se në Greqi, edhe këtë vit nuk ka ndryshime -deklaroi Silvana Jovanovska, Shoqata e agjencive turistike.

Shumica e qytetarëve që i anketuam thanë se këtë vit do bëjnë përjashtime dhe nuk do shkojnë në pushim. Do të qëndrojnë në shtëpi pasi nuk ndjehen të sigurt as në qendrat turistike të vendit. Për jashtë vendit as që mendohet.

“Assesi, situata është e keqe. Kam frikë, askund nuk është si në shtëpi. Këtu është më mirë”.

“Jo, faleminderit, përpiqem të punoj diçka pasi tani e kam sezonin”.

“Ndoshta diku në Maqedoni. Me siguri në ndonjë mal ose në Ohër. Me maska, me mbrojtje dhe gjitha masat. Të tjerët janë frikësuar dhe nuk mund t’i bind, madje as për në mal”.

“Jo, do qëndrojmë në shtëpi. Kemi frikë nga Korona virusi”.

Punonjësit turistik nga shteti kërkuan t’u paguhet rrogë minimale me kontribute deri në dhjetor të këtij viti. Shteti t’ua mbulojë harxhimet për qiratë për zyrat dhe shërbimet e kontabilitetit. Në këtë veprimtari punojnë mbi pesë mijë punonjës në rreth 300 agjenci turistike.