Qeveria solli vendim, ndërpriten punimet në Konjare

Qeveria ka sjellë vendim, që të ndërpriten përkohësisht punimet në Konjare.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Arjanit Hoxha.

“Në seancën e sotme të Qeverisë, sollëm një vendim shumë të rëndësishëm për të ndërprerë përkohësisht punën e koncesionerit që bën eksploatimin e tokës në fshatin Konjare – Komuna e Petrovecit. Me ketë vendim do ndërpriten punimet, deri sa të merren raportet e të gjithë institucioneve relevante.”, njoftoi Hoxha, transmeton TV21.

Në Konjare është protestuar për një javë resht, megjithatë protesta ka pasur edhe gjatë vitit të kaluar. Shkak i tyre ka qenë, sepse banorët kanë kërkuar ndëprerjen e gërryerjes së tokës, shkëputje të koncesionit për eksploatim të rërës, pasi sipas tyre, dëmtohet toka pjellore dhe dëmtohen mineralet, si pasojë e së cilët edhe është ulur niveli i ujit./TV21