“Puteri” i Nikolovskit” në Drislla! AVUM shkatërron “zbulimin” e shefit të anti-korrupsionit

Në deponinë Drislla u shkatërruan mbi 4 tonë gjalpë i pasigurt me afat të skaduar të cilin e ka importuar kompania “Evro Mlekara” SHPKNJP Shkup. Bëhet fjalë për sasi e cila në suaza të inspektimit dyjavorë është sekuestruar nga Agjencia për ushqim dhe veterinari, si pjesë e 20 tonelatave import që ka realizuar kompania. Siç kumtoi drejtori i Agjencisë, Nikollçe Babovski, kontrollet kanë konfirmuar se “Euro Qumështorja” ka manipuluar me dokumentacionin për import dhe për skladimin e produktit, ndërsa gjalpin e ka ruajtur në objekte të pa miratuara – Frigorifer për skladimin e ushqimit me origjinë nga kafshët.

“Operatori Euro Qumështorja SHPKNJP Shkup nuk është i aprovuar për kripjen e gjalpit ndërsa importi i realizuar ka të bëjë me gjalpë pa kripë. Gjalpi i importuar duhet të shitet si i freskët dhe nuk duhet të ngrihet në frigoriferë apo depo në -18 gradë celsius. Kontrollet në pjesën për produkt të gatshëm të qumështores kanë filluar në fillim të këtij muaji pasi paraprakisht ishte kthyer nga qarkullimi një koshë me gjalpë të kripur prej 5 kilogramëve”, tha Nikollçe Babovski – drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në kontrollin fillestarë të gjalpit është vërtetuar se bëhet fjalë për import nga Gjermania, por në deklaracionet është konstatuar se ka data të ndryshme të prodhimit dhe afatit të skadimit.

“Me kontroll shtesë është konstatuar manipulim me faturat dalëse në të cilat ishte shkruar se distribuohen kosha me gjalpë prej 25 e jo prej 5 kilogramëve. Për shkak të asaj, nga ana e veterinarit zyrtar është dhënë vendim për tërheqje urgjente të gjalpit dhe ishte dhënë urdhër që të ndalet shitja ndërsa gjalpi të kthehet në qumështoren. Për shkeljen e bërë operatorit i është shqiptuar gjobë prej 1500 eurove në kundërvlerë denarësh për shkak të mospasjes së procedurës adekuate për vijueshmëri. Lartësia e gjobës është caktuar sipas Ligjit për shkelje”, shtoi drejtori i AUV, Nikollçe Babovski.

Kontrollet nga ana e AUV vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme për më shumë produkte qumështi në kompani vendase dhe të huaja që shiten në tregun e vendit. Rastin para disa ditëve e shpalosi zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski në Facebook./TV21