Protestuesi maqedonas: “Turp për Maqedoninë që përfaqësohet nga një ministër i jashtëm nga BDI-ja” (VIDEO)

Dhjetëra protestues maqedonas janë tubuar sot para ndërtesës së Qeverisë në Shkup për të protestuar kundër propozimit francez që parashikon zgjidhjen e problemeve me Bullgarinë dhe çeljen e negociatave për anëtarësimin e RMV-së në BE, shkruan gazeta LAJM.

Protesuesit janë shprehur shumë të revoltuar nga drejtuesit e qeverisë së RMV-së të cilët kanë pranuar propozimin e modifikuar nga Franca. Të anketuarit mendojnë se Bullgaria po tenton t’i asimilojë maqedonasit, ndërsa nuk besojnë se ministri i jashtëm, Bujar Osmani, punon për të mirën e vendit. Madje, ka të tillë që thonë se, “është turp që Maqedoninë e përfaqëson një ministër i jashtëm nga BDI-ja”. Prononcimet e të anketuarve gjatë protestës para Qeverisë mund t’i ndiqni në videon më poshtë.