Partia di të vrasë dy zogj me një gur

Arbër Çeliku

Buli është një djalë i ri, i rritur jetim dhe në varfëri të skajshme. Si djali më i madh i familjes, qysh në vegjli ka punuar në fushë, ndërtimtari e gjetkë, që ta mbajë gjallë familjen. S’ka shumë që ka hyrë në punë, për të cilën gjë ai e falënderon dhe i është mirënjohës partisë, megjithatë dje ishte ca i dëshpëruar. “Më telefonojnë përditë”, më tha, “më detyrojnë t’ua shpërndaj në Facebook imazhet e fushatës zgjedhore, kandidatin për kryeministër, i cili i takon komunizmit. Jam mërzit shumë, turp më vjen, as punën nuk e dua më”. M’u dhimbs në çast shumë, e ngushëllova se gjithçka është në rregull, por e vetëdijesova se punësimi është e drejtë kushtetuese dhe nuk ia ka borxh askujt. Po ashtu i thashë, se partia më punësimet vret dy zogj me një gur, nga njëra anë para Brukselit, duke u krenuar me përfaqësimin e shqiptarëve në piramidën e shtetit në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe, nga ana tjetër, i shfrytëzon punësimet për vota, ose, më saktë, për t’u pasuruar me soj e sorollop.
Këta qe 18 vjet sillen sikur shteti të jetë prona e tyre, zabeli i tyre i trashëguar brez pas brezi…
Prandaj unë u bëj thirrje: LËRINI KËTO METODA FASHISTE NDAJ TË PUNËSUARVE, FITONI VOTAT ME RESPEKT DHE JO ME SHANTAZHE, KËRCËNIME DHE DHUNË, SE PËR HUNDËSH DO T’JU DALIN!

Loading...