Në Kumanovë janë shëruar 330 persona nga koronavirusi, ja sa raste ende janë aktive!

Burime nga spitali i Kumanovës kanë thënë për Gazetën Lajm se në këtë qytet dhe rrethinë numri i personave të shëruar nga koronavirusi është katër herë më i madh se numri i rasteve ende aktive.
Sipas këtyre burimeve, nga gjithsej 404 raste, deri tani (me 20 të shëruar sot) janë shëruar 330 pacientë, aktiv janë edhe 65 raste, kurse 9 pacientë kanë ndërruar jetë.
Edhe një lajm i mirë për Kumanovën paraqet fakti se në këtë qytet dhe rrethinën e tij sot nuk është shënuar asnjë rast i ri me Covid 19.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve në nivel shtetëror janë bërë 242 testime për coronavirus, ndërsa prej tyre 14 kanë rezultuar pozitiv.

Prej qyteteve, 5 janë në Shkup, 2 në Prilep, 1 në Tetovë dhe 6 në Veles.

Poashtu nga MSH njoftojnë se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 20 pacientë të shëruar ndërsa në spitalin ‘8 shtatori’ ka humbur jetën një 61 vjeçar nga Tetova i hospitalizuar më 28 prill.

Deri tani kemi 1.099 pacientë të shëruar, 90 kanë humbur jetën dhe 397 është numri i rasteve aktive në Maqedoni.