Ndalohet procesi i votimit në Llojan të Komunës së Likovës

Para pak çastesh në fshatin Llojan të Komunës së Likovës, në vendvotimin 1129, ka ndodhur një incident serioz.

Sipas një vëzhguesi që është në këtë klasë, është vërejtur se aty mungojnë shumë fletëvotime, që janë hequr nga dikush.

Kjo ka qenë arsyeja që vëzhguesi e ka ndalur procesin, ka kërkuar asistencë të policisë dhe ka kërkuar që kjo të evidentohet në procesverbal.