Midis dështimit politik dhe manipulimit të opinionit publik

Arbër Çeliku

Pasi politikisht kemi dështuar 3 dekada në demokraci dhe të arritura kemi shpallë rehatimet partiake në punë të shtetit dhe, nga ana tjetër, përjetojmë ekstazë për ca arritje minore në rrafshin kombëtar, tani po tentohet me çdo kusht që të manipulohet opinioni publik me një post, i cili fare është i parëndësishëm, duke marrë parasysh statusin kombëtar, ende të padefinuar me kushtetutë në RMV. Sa do të kisha dashur, që kësaj radhe të ishte parakusht vota shqiptare për barabarësi, për njohjen dhe pranimin e vetvetes në tokat e veta!
Politika shqiptare nga ankthi i vdekjes, më me dëshirë po kryen vetëvrasje.
Kështu, lind vetvetiu pyetja: Pse pas një statusi të nëpërkëmbur kombëtar, tash u kujtohet të bëjnë thirrje për një bashkim të forcës gjithpërfshirëse politike?! Por me qasje të gabuar: me një post kryeministri dhe jo vënien në tryezë të avancimit të çështjes kombëtare. Në këto rrethana, uniteti politik rreth postit të kryeministrit është lëvizje hileqare, kamuflim i dështimit politik, alibi për një kauzë të rrejshme, duke lënë rishtas anësh: interesin kombëtar të shqiptarëve në RMV.
Platforma e Tiranës duhet të ishte vazhdimësi e Lidhjes së Prizrenit, e amanetit të martirëve të kombit, e ëndrrës tonë kombëtare dhe assesi aset politik, i cili do ta mbulonte dështimin politik, mbrojtjen e figurave të diskredituara politike, zhvendosjen e vëmendjes së problemeve reale tonat dhe monopolizim politik të çështjes kombëtare shqiptare në RMV.

Loading...