Manchester City interesohet për Guerreron

Manchester City është i interesuar për lojtarin e Borussia Dortmundit, Raphael Guerrero.

“Citizens” e kanë pikëtuar lojtarin si të duhurin për repartin e mbrojtjes.

Lojtari luan si mbrojtës i krahut të majtë.

Guardiola e pëlqen lojtarin i cili, në rast ardhjeje, pritet t’i bëjë llogaritë me konkurrencën e ashpër për një vend startuesi.

Ende nuk dihet se sa ofrojnë “Qytetarët” për lojtarin, mirëpo mund të thuhet se interesimi është i njëmendtë dhe priten zhvillime të reja së shpejti.