LSM: Qeveria po përpiqet të kursejë duke mos korrigjuar pagën minimale për një muaj

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ta korrigjojë shpalljen e djeshme në Gazetën zyrtare në të cilën është theksuar vlera e pagës minimale në vlerën bruto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga prilli i vitit 2023 arrin 20.739 denarë.

LSM beson se “Qeveria bën përpjekje të kursejë me atë që një muaj nuk do ta korrigjojë pagën e punëtorëve më të varfër”.

Nga Sindikata në kumtesën theksojnë se “janë seriozisht të brengosur dhe të befasuar nga përpjekja e Qeverisë përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale t’i manipulojë punëtorët me paga më të ulëta, ata të cilët në tërësi presin kujdes dhe mbrojtje nga shteti e cila pretendon të jetë demokratike, sociale dhe me orientim evropian”.