LSDM: Paga mesatare mbi 34.000 denarë

Nga LSDM thonë se paga mesatare në Maqedoni është mbi 34 mijë denarë.

Nga partia në pushtet theksojnë se kanë arritur të realizojnë premtimin para kohe, për pagë mesatare, mbi 34.000 denarë.

“Një vit më parë, LSDM-ja e përmbushi premtimin kyç për qytetarët, në programin për zgjedhjet parlamentare 2020, për pagë mesatare mbi 34.000 denarë deri në korrik të vitit 2024. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, paga mesatare në dhjetor 2022 është 34.364 denarë. Për vetëm një vit është rritur për 4.421 denarë ose për 14,8 për qind”, thonë nga LSDM.