LSDM akuzon kuadrin e VMRO-së për përhapjen е koronavirusit

Ora policore gjatë fundjavës nuk ka mbajtur brenda qindra qytetarë. Nga e enjtja në orën 21 deri të hënën në 5 të mëngjesit, 622 qytetarë janë ndaluar nga policia për mos respektimi të ndalesës së lëvizjes së lirë. Sipas MPB-së, 340 prej këtyre shkeljeve janë bërë vetëm në Shkup.

Vetëm mbrëmë në stacion policor të Bit Pazarit janë sjell 15 persona të arrestuar nga kjo zonë.

Gjatë kohës së karantinës në fundjavë, faktikisht nga e enjtja deri të hënën ora 5 në territorin e Komunës së Çairit janë bërë 53 shkelje, përkatësisht mos respektim të ndalimit të lëvizjes që bie në nenin 206 të Kodit Penal”-theksoi Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm.

Çulev, tha se përveç sfidave në terren në mbajtjen e rendit gjatë pandemisë, MPB-ja po ballafaqohen edhe me linçime politike brenda këtij dikasteri të udhëhequr nga VMRO. Reagoi edhe LSDM-ja.

Në vend të ndalimit, policia e Çulevit me mosveprimin e tyre ka nxitur shkeljet e orës policore. Çulev, Mickoski dhe kuadri i VMRO-së me vetëdije rrënojnë sistemin për mbrojtje ndaj virusit korona dhe shkaktojnë përhapje të mëtejme.”-pohoi – Stefan Vasev, LSDM.

Që nga fillimi i orës policore gjatë pandemisë, janë bërë afër 5400 shkelje, thonë nga MPB. Ndërsa, gjatë tri ditëve të fundjavës janë dhënë 1648 vendime për izolim dhe 584 deklarime për vetë izolim.