Kuzeska: VMRO kopjon konceptin e LSDM-së

Zëdhënësja e LSDM-së, BOgdanka Kuzeska në konferencë për shtyp u shpreh se VMRO-DPMNE kopjon konceptin e LSDM-së në mungesë të ideve dhe ofertave ndaj qytetarëve.

“Pa dallim nëse kjo është reale ose edhe një nga plagjiaturat e tyre, për t’u përshëndetur është nëse VMRO-DPMNE kanë kuptuar se duhet të dalin jashtë pallatit të bardhë dhe të ballafaqohen me qytetarët. Në teren, kjo parti duhet të dëgjojë për vetëqeverisjen katastrofale të komunave”, u shpreh Kuzeska.

Ajo shtoi se VMRO-DPMNE duhet të përgjigjet pse nuk ka asnjë projekt të realizuar gjatë dy viteve qeverisje në komuna dhe pse nuk arritën t’i përfundojnë projektet që i trashëguan nga pushteti i kaluar.

“OBRM-PDUKM duhet të dëgjojë se populli është për Bashkim Evropian, për të ardhme evropiane dhe nuk duhet të jetë peng i strukturave radikale”, tha ndër tjerash Kuzeska.