Kur ndodh përmbysja e (anti)vlerës

Arbër Çeliku
Dy të rinj marokenë, qenkan dënuar këto ditë me burgim nga ana e një gjykate të Marokut, shkaku i kopjimit në maturën shtetërore.
E lexova 5 herë lajmin, thjesht nuk mund t’u besoja syve. Të ishte në Gjermani, Zvicër, SHBA dhe në ndonjë vend tjetër perëndimor, do ta kisha pranuar si të mirëqenë. Nga viti 2005-2007 isha asistent i udhëheqëses time shkencore në Universitetin e Mannheim-it dhe isha i ngarkuar me detyrën, që t’i kontrolloja punimet seminarike të studentëve të gjermanistikës atje. Nëse rezultonte që të kishte plagjiaturë, studenti përjashtohej pa asnjë paralajmërim nga Universiteti. Po ashtu, nëse nuk e jepte për së dyti herë provimin, ai përjashtohej dhe në mbarë Gjermaninë nuk kishte më të drejtë të studionte në atë drejtim.
Ky lajm më bëri të mendoj se, një vend si Maroku, i cili hyn në kategorinë e vendeve tona, paska vendosur përfundimisht të përmbysë antivlerën, përderisa në vendet tona po ndodh gjëmshëm përmbysja, por e vlerës. Kopjimi dhe plagjiatura janë kthyer në dukuri normale, madje edhe marrja e diplomave pa u ulur në bankat shkollore.
Në burg mund të hysh, vetëm nëse nuk vjedh dhe bën punën tënde me nder…

Loading...