Nga analistë pranë qendrës së LSDM raportohet për një kthesë në bisedimet dhe negociatat që bëhen këto ditë për formimin e shumicës së re parlamentare në Maqedoninë e veriut. Në pasqyrën e ndërlikuar sipas numrave të deputetëtve analizat shkonin në atë se cila është vija më e qëndrueshme e përbërjes së shumicës së re dhe doli se ajo është lënia në opozitë e BDI-së. Kjo sepse gjithë aktorët tjerë potencial; koalicioni Aleanca-Alternativa, PDSH, si dhe Besa dhe deputetët shqiptarë brenda LSDM-së kanë shfaqur interes primar për lënie jashtë të BDI-së qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore. Sipas tyre me kohë shoqëria në gjitha sferat është ngulfatur nga BDI prej gjyqësisë e deri tek institucione shoqërore tjera që janë jashtë qeverisë; Ky de-bdi-zim i shoqërisë në Maqedoni dhe sidomos pjesë shqiptare do ishte I mundur vetëm nëpërmjet largimit nga kombinatoirikat për qeveri të BDI-së këtë herë. Ky konsensus gjithëshqiptar ka për synim edhe mbrojtjen dhe reflektimin më fer të rezultateve në zgjdhjet e ardhshme lokale që janë menjëhëre në pranverë vitin e ardhshëm.
Maqedoni Kthesë e madhe në bisedimet për qeverinë e re, BDI më shumë...