Kovaçevski: Pres që VMRO-DPMNE-ja të përfshihet për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që opozita të pranojë pjesëmarrje në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, edhe pse nuk është shumë i sigurt se ata do të pranojnë. Ai përsëriti se për procesin e ndryshimeve kushtetuese po formohet grupi i punës i ekspertëve, qëllimi i të cilit është përgatitja e amendamenteve.

“Ky grupi i punës normal se do të përfshijë ekspertë të së drejtës kushtetuese, juristë dhe do të thirren edhe përfaqësues dhe ekspertë nga partitë politike, domethënë nga opozita. Unë mendoj se opozita duhet ta pranojë këtë edhe pse në të kaluarën u dëshmua se ata nuk duan të marrin pjesë në asnjë proces përveç për bllokimin e Kuvendit, megjithatë mendoj se kësaj here duhet të marrin pjesë. Pasi të bëhen amendamentet, të njëjtat do të vendosen në debat, debat të gjerë në shoqëri.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.