Kovaçevsk: Bullgaria nuk do të pengojë më përdorimin e emrit të shkurtër Maqedonia e Veriut

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria mos të pengoj përdorimin e emrit të shkurtër, respektivisht emrin Maqedonia e Veriut në institucione ndërkombëtare, shkruan TV21. Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut gjithashtu ka dërguar notë verbale deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për të verifikuar këtë marrëveshje.

“Sot me kryeministrin Petkov arritëm marrëveshje që Bullgaria të përdor emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut, njëjtë si emri i gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë se Bullgaria nuk do të pengoj më përdorimin e emrit të shkurtër në asnjë proces ndërkombëtarë dhe bilateral, dhe për këtë ka njoftuar edhe OKB-në. Në të njëjtën kohë Maqedonia e Veriut përmes MPJ ka dërguar notë verbale deri tek OKB për përdorimin e emrit të gjatë dhe të shkurtër ku vërtetohet se të dy emrat janë të vlefshme në mënyrë të barabartë dhe ku vërtetohet mungesa e çdolloj implikimi në integritetin territorial të Bullgarisë”, tha mes tjerash Kovaçevski.