Kjo është metoda me të cilen u dobësua Fifi

Këngëtaren Filloreta Raçi publiku e njohu si një vajzë të plotë, me disa kilogram më shumë, por pa komplekse, të çiltër dhe vetvetja.

Filloreta, që publiku e njeh si Fifi, fillimisht u shfaq me këngën “Kus Kus”, ku edhe iu këndonte vajzave të trasha. Kjo këngë me të shpejtë u bë e preferuara e një pjese të mirë të publikut.

Por, me të shpejtë edhe Fifi nisi të mendoj për një ndryshim dhe kështu provoj shumë dieta, ama pa sukses.

Së fundi, duket që këngëtarja kosovare ka rënë ndjeshëm në peshë dhe kjo përmes balonit gastrik, një procedurë mjaftë e aplikuar për ata që duan të humbin peshë pa shumë mundim.