Kameramani Shenoll Ahmeti e humbi betejën me Kovid-19

Ka ndërruar jetë 51 vjeçari Shenoll Ahmeti i punësuar në RTVM si kameraman i diagnostikuar me Kovid-19. Ai ishte i hospitalizuar një javë më parë, ndërkohë që gjendja i është përkeqësuar ditëve të fundit. Ahmeti sipas kolegëve të tij më parë nuk kishte probleme shëndetësore.

Para një muaji betejën me Kovid-19 e humbi edhe 44 vjeçari Bekim Bajramoski i punësuar në një televizionin lokal të rrethit të Strugës.

Loading...