Juve planifikon tentativën e fundit për rinovimin e Dybala

Zhvillimet e fundit tregojnë se Juventus do të provojë edhe një mundësi për yllin argjentinas, kjo pasi bisedimet e mëparshme kishin pasur rezultat negativ dhe sipas raportimeve fajin e kishte Paolo Dybala, pasi që dëshironte një pagë më të madhe, transmeton lajmi.net.

Edhe presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, i cili deklaroi se klubi nga Torino nuk mund ti ofronte Dybalës shumën që dëshironte pasi që kërkesa ishte shumë e lartë, dhe se në fakt, ai ende nuk është në top pesë lojtarët në Evropë.

Sipas “Tuttosport”, Dybala ka filluar të shijojë kohën që po luan, dhe se palët përfaqësuese të klubit dhe lojtarit janë pajtuar të takohen edhe njëherë në shkurt.

Dëshira e lojtarit është të qëndrojë, por përfaqësuesit e lojtarit kishin bërë kërkesë për 15 milionë euro në sezon, që u mohua kategorikisht nga Juventus.

Klubi nuk dëshiron të ofrojë më shumë se 10 milionë euro në sezon, prandaj mbetet për tu parë nëse do të ketë modifikim të kërkesave të palëve.

Për Dybalan interesohen skuadra nga e gjithë Evropa, sipas artikullit, Manchester United është njëri nga më të interesuarit për të nënshkruar me sulmuesin.