Itali, sekuestrohen 14 tonë amfetaminë

Policia italiane njoftoi sot sekuestrimin rekord të 14 tonëve amfetaminë, në formën e 84 milionë tabletave të prodhuara në Siri nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).

“Sekuestrimi i 14 tonëve amfetaminë, që u realizua në portin e Salernos, në jug të Napolit, ka një vlerë prej një miliard eurosh në treg”, theksoi në një komunikatë policia italiane.

“Bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të amfetaminës në nivel botëror”, thuhet në kumtesë.

Loading...